Roma triumfon në fushën e Milanit (video)
Milano - Roma arriti të dalë mbrëmë triumfuese nga stadiumi “San Siro” përballë ekipit vendas të Milanit. Kryeqytetasit fituan me rezultatin e ngushtë 3-2, duke ruajtur vendin e gjashtë, i cili i jep mundësinë e pjesëmarrjes në Ligën e Evropës.
Roma kaloi në avantazh që në minutën e 36-të me anë të Rises. Në minutën e 75-të Masimo Ambrozini barazon për Milanin.
Menez e kalon sërish Romën në avantazh në minutën e 79-të. Vetëm dy minuta më vonë është përsëri Ambrozini që barazon për skuadrën e Milanit. Barazimi do të zgjaste shumë pak, pasi në minutën e 85-të kapiteni Toti shënon golin e fitores për skuadrën e Romës.
Ky takim kishte edhe një veçantë të madhe, pasi ishte ndeshja e fundit në "San Siro" për legjendën e futbollit botëror, Paolo Maldini.
Milani me këtë humbje mbetet në kuotën e 71 pikëve, duke u barazuar edhe nga skuadra e Juventusit.
Ndërsa Roma mbetet në vendin e gjashtë me 60 pikë. Kryeqytetasit duhet të fitojnë patjetër ndeshjen e radhës kundër Torinos për të qenë pjesëmarrës në Ligën e Evropës.
Ndërsa Milani do të mjaftohej edhe me një humbje minimale përballë Fiorentinës për të qenë pjesëmarrës direkt në Ligën e Kampioneve.
Më poshtë ju ftojmë të ndiqni në video përmbledhjen e këtij takimi, ndërkohë që rezultatet dhe renditjen e Serisë A mund t’i gjeni në logon e këtij kampionati.