E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR prezanton kandidatët

Tiranë - Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu prezantoi sot ekipin e kandidatëve për deputet në qarkun e Tiranës. Sipas Mediut, këta kandidatë përfaqësojnë vlerat e vërteta të Partisë Republikane dhe të spektrit të djathtë politik që do të fitojë zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit.

Në një ceremoni të organizuar në ambientet e Hotel "Tirana Internacional", zoti Mediu shprehu objektivin e kësaj force politike. Duke u ndalur te programi elektoral i PR-së, zoti Mediu vuri në dukje se "ky programi bazohet në tre shtylla kryesore që përcaktojnë qartë fizionominë politike të republikanëve dhe konkretisht prona, familja dhe kombi".

"PR ka qenë iniciatore e mbrojtjes së çështjes së pronës që në fillimin e saj, jo vetëm për konjukturën e saj politike, por sepse mendojmë se prona përbën një të drejtë bazë të njeriut dhe është elementi kryesor i zhvillimit të ekonomisë së tregut", u shpreh zoti Mediu.

Respektimi i të drejtës së pronës private, sipas tij "është garanci për lirinë e tregut". "Ne kërkojmë që të vlerësohen me analiza konkrete të gjitha padrejtësisë që janë bërë me pronat në Shqipëri, në mënyrë që të ndërtojmë një ekonomi solide dhe Shqipëria të futet në rrugën e zhvillimit ekonomik", tha zoti Mediu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›