Delio Rosi kërkon të kapërcejë situatën tek Lacio
Romë - Lacio kërkon të dalë me çdo kusht nga situata jo e favorshme në të cilën ndodhet aktualisht. Këtë fundjavë skuadra e drejtuar nga Delio Rosi do të jetë përballë Leçes në transfertë. Sfida është mjaft delikate për kryeqytetasit, të cilët kanë nevojë vetëm për fitore.
Në një deklaratë për shtyp Delio Rosi shprehet: “Ndeshja me Leçen është mjaft delikate. Ajo që duhet të bëjmë në këto momente është të marrim vetëm fitore dhe të lëmë mënjanë zërat”.
Lacio ndodhet në vendin e 11-të me 32 pikë. Kryeqytetasit e nisën mjaft mirë këtë sezon, madje, duke udhëhequr për disa javë Serinë A.
Leçe ndodhet më keq, në një situatë akoma më kritike, pasi pozicionohet në vendin e 17-të me 22 pikë, duke qenë e rrezikuar nga rënia nga kategoria.