E Martë, 3 Nëntor 2026

Kallas: Reformat e BE-së në disa faza për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit

TIRANË, 8 prill /ATSH/ Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian dhe zv.presidente e KE-së, Kaja Kallas deklaroi sot nga Tirana se lufta kundër korrupsionit është themeli i sundimit të ligjit për një shtet të BE-së.

“Reformat e BE-së kanë disa faza në lidhje me sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Së pari është miratimi i reformave, faza e dytë është zbatimi i tyre, dhe më pas është gjyqësori që jo vetëm të fillojë proceset, por të arrijë edhe në vendimet e gjykatave”.

“Dhe kjo është shumë e rëndësishme edhe për qytetarët që të shikojnë që të gjithë po e marrin seriozisht luftën kundër korrupsionit sepse kjo është edhe një nga themelet e sundimit të ligjit. Paratë e tatimpaguesve të shihet që po shkojnë aty ku duhet të shkojnë”, pohoi Kallas. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›