Rama ironizon deklaratat e Berishës për integrimin në BE

TIRANË, 8 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ironizoi sërish sot përmes bufit të kënetës deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
“Fiks..”, shkruan Rama, ndërsa publikoi në rrjetet sociale një video me buf, ndërsa në sfond dëgjohen deklaratat e Berishës, lidhur me procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
Në video dëgjohet Berisha teksa siguron se “Shqipërinë do ta integrojmë ne në Bashkimin Europian se ne jemi ADN-ja e integrimeve”.
Kryeministri Rama ka zgjedhur simbolin e bufit dhe të kënetës për të përshkruar gjendjen e opozitës sot. /j.p/