Kallëzim penal ish-ushtrisë jugosllavepër krime në Pejë
BEOGRAD- Fondi për të Drejtën Humanitare, me seli në Beograd, ka bërë kallëzim penal kundër pjesëtarëve të ish-ushtrisë jugosllave dhe të policisë serbe për krime lufte në rrethinën e Pejës në Kosovë, gjatë vitit 1999.
Djetuesja e këtij organizmi, Natasha Kandiq, tha për BBC-në se krimet duhet të zbardhen, ndërsa autorët e tyre të dënohen.
"Në bazë të dokumentacionit tonë për krimet që janë bërë në komunën e Pejës kemi deklarata të shumë dëshmitarëve, sipas të cilave më 14 maj të vitit 1999 në tre fshatra janë kryer krime tepër të rënda. Fjala është për fshatrat Qyshk, Zahaq dhe Pavlan. Dhe, meqenëse tani po zhvillohen hetime për krimet e kryera në Qyshk, ne mendojmë se kjo nuk është e mjaftueshme dhe hetimet duhet të shtrihen edhe në Zahaq e Pavlan, sepse gjithçka ka ndodhur brenda të njëjtës ditë. Dhe, ky nuk është kurrfarë incidenti, por thuajse të njejtë persona janë gjetur në të tre këto fshatra,"- tha për BBC-në zonja Kandiq.
Sipas saj, edhe në këtë rast hetimet duhet të përcaktojnë se përgjegjësinë se kush me urdhër të kujt ka kryer këto krime:
"Një ndër treguesit e parë që flet se nuk është fjala për incident është fakti se nëpër fshatra kanë hyrë ata të cilët më parë kishin maskuar fytyrat e veta me qëllim që të mos identifikohen. Kjo flet se me siguri mes atyre njerëzve të cilët i kanë kryer krimet ka pasur të përfshirë edhe banorë lokalë".
Në prononcimin për BBC-në kryetarja e Fondit për të Drejtën Humanitare tha se është detyrë e organizatave joqeveritare që përmes kallëzimeve të tyre të rrisin presionin mbi Prokurorinë Serbe me qëllim krimet të zbardhen dhe atorët e tyre të dënohen.
(BBC/BalkanWeb)