E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNMIK, Zanier:I nevojshëm dialoguKosovë – Serbi

BEOGRAD- Shefi i misionit të OKB-së në Kosovë Lamberto Zanieri deklaroi mbrëmë në Beograd se është i domosdoshëm një dialog direkt midis Prishtinës dhe Beogradit veçanërsiht në zgjidhjen e problemeve me veriun e Kosovës, njoftoi UMNIK.

Gjatë takimeve të ditës së djeshme me presidentin Boris Tadiç dhe me zyrtarët e tjerë të lartë të Serbisë Zanier “theksoi se OKB-ja do të jetë e gatshme të japë përkrahje për procesin e negociatave ndërsa në pikëpamje të perspektivës evropiane të rajonit, BE-ja duhet që të ketë rol të rëndësishëm në lehtësimin e dialogut.”- njofton UNMIK i cili takimet e djeshme i quan “raund i konsultimeve periodike”

Shefi i UNMIK-ut shprehu shqetësimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për situatën në veriun e Kosovës duke thënë se dialogu dhe konsultimet direkte do të jenë të rëndësisë së veçant për shqyrtimin e “çështjeve substanciale në këtë rajon”.

Në njoftimin e UNMIK-ut thuhet se pas kthimit në Kosovë, zoti Zanier do t’i informoj autoritetet e Kosovës për detajet e përmbajtjes së diskutimeve të tij në Beograd.
(s.g/Europa e lire/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›