E Diel, 1 Nëntor 2026

PS vijon sërishakuzat ndajMinistres Bregu

TIRANE-Deputetja e Partise Socialiste, Ermonela Felaj ka vijuar dhe sot akuzat ndaj Ministres së Integrimit Majlinda Bregu për përfshirjen e paligjshme te te afermve te saj në koncensione të HEC-eve.
“ Tani që edhe vetë Ministrja e Integrimit zonja Majlinda Bregu e pranoi përfshirjen e kunatit të saj, vëllait të bashkëshortit, si aksioner në koncesionin për ndërtimin e një numri hidrocentralesh dëshirojmë t'i drejtojmë tre pyetje të reja Madame 15 përqindshes ”, deklaroi Felaj në një konferencë për shtyp.

Sipas Feljat, në qëndrën e regjistrimit të pasurive, kunati i Bregut rezulton një biznesmen diskosh që nuk ka në lidhje me energjinë.

“Nga të dhënat e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit, na rezulton se kunati juaj deri më sot është marrë me biznes diskosh dhe mobiliesh. Më saktësisht, shtetasi Hektor Ajazi është pronar dhe përfaqësues ligjor i firmës ZIPPO dhe firmës Hektor Ajazi. Duke qenë se mesa dimë ne, dollapet dhe muzika nuk kanë lidhje me prodhimin e energjisë hidrike, a mendoni zonja Bregu se përveç të qënit kunati i ministres, Hektor Ajazi ka patur ndonjë kualifikim tjetër për të përfituar koncesionin e hidrocentraleve? ”, ishte pyetja e radhes e Felaj per MInistren Bregu.

Një ditë më parë, Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu duke reaguar ndaj akuzave nga PS, tha se se kunati i saj, Hektor Ajazi, ushtron biznesin e tij të regjistruar në Regjistrin Tregtar si biznes VIP, prej vitit 2002, pra përpara se ajo të hynte në politikë në vitin 2005.

Me tej deputetja socialiste i kerkoi minitres te shpjegoje se ne sa HE-ce po vepron Hektor Ajazi. "Dje ju pranuat publikisht se kunati juaj është aksioner vetëm me 15 përqind në vetëm 1 hidrocentral. Më duket se po bëni të njëjtin gabim si kolegia juaj Vokshi, zonja Ministre. A jeni plotësisht e sigurt se koncesioni në fjalë parashikon ndërtimin e veç një hidrocentrali, apo më shumë se kaq?, u shpreh deputetja socialiste duke kembengulur se edhe bashkeshorti i Ministres operon me kompani aktive ne fushen e energjise.

Deklarata e sotme e PS sjell ne vemendje deklaratat e djeshme me pyetje dhe pergjigje mes Feljat dhe Bregut.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të ngritura dje nga deputetja socialiste, Ermonela Felaj, mbi bizneset e familjes Ajazi, Ministrja Bregu tha se bashkëshorti i saj nuk ka pasur dhe deri tani nuk ka ndërmend të përfshihet në ndonjë aktivitet apo biznes në fushën e energjetikës.

Dje përmes një deklarate për shtyp, deputetja socialiste Ermonela Felaj kërkoi sot shpjegime nga Ministrja Bregu nëse është përfshirë në koncensionet për HEC-t që i janë dhënë kunatit të saj gjatë kësaj qeverisje.
"Ministrja Bregu duhet të përgjigjet nëse ka në pronësi bashkëshorti i saj Namik Beqir Ajazi ndonjë kompani aktive që ka lidhje me fushën e energjisë dhe nëse kunati, Hektor Beqir Ajazi ka ndonjë kompani aktive që operon edhe sot në sektorin e energjitikës", tha Felaj.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›