E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshja Kosovë-BE varet nga reformat

Prishtina pret të marrë miratimin përpara fundit të qershorit për të filluar negociatat me Komisionin e BE-së mbi një marrëveshje stabilizimi dhe shoqërimi që do të shënonte marrëveshjen e parë të Kosovës me BE dhe një pikë të rëndësishme në përpjekjet e vendit për integrimin evropian.

Presidenti i Komisionit të BE-së Hoze Manuel Barroso tha se tani është koha për Kosovën të përshpejtojë tempin e refomave që do të shpien në një vendim për hapjen e negociatave mbi marrëveshjen.

"Komisioni Evropian është i vendosur për të lëshuar direktivat e negocimit për një marrëveshje me Kosovën këtë pranverë me kusht që Kosova të bëjë përparim të mëtejshëm thelbësor në mbajtjen e përparësive të identifikuara në studimin e realizueshmërisë të vitit të kaluar," tha Barroso.

Barroso, i cili u takua me kryeministrin Hashim Thaçi në Bruksel muajin e kaluar, tha se Kosova ka vërë përparim në reformën e vet administrative, mbrojtjen e pakicave dhe renidn e ligjit, por zyrtarët duhet ende t'i adresohen disa çështjeve të kërkuara nga BE.

Reformat e tregtisë përfshijnë ristrukturimin e ministrisë së tregtisë dhe industrisë, përgatitjen e një analize efekti mbi aspektet tregtare në kuadrin e marrëveshjes së shoqërimit dhe zbatimin e kuadrit ligjor për konkurrencën e tregtisë së vendit në tregjet e brendshme e të jashtme.

Thaçi tha se Kosova do të punojë me EULEX për të vazhduar reformat në rendin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit, dy çështje që BE i konsideron vendimtare për vlerësimin e përparimit të vendeve që kërkojnë anëtarësim.

"Ne jemi të ndërgjegjshëm se duhet të bëjmë më shumë për të rritur besimin publik në institucionet," tha Thaçi.

Asad Gashi, një studiues në Institutin e Prishtinës për Studime Ndërkombëtare e Evropiane, tha për SETimes se qeveria ka marrë veprim për t'iu drejtuar reformave të tregtisë që kanë ende pezull por sfida më të mëdha mbeten rendi i ligjit dhe administrata publike.

"Një nga kriteret është për të demonstruar një angazhim të qartë për të dhënë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe ne ende nuk kemi arritur përparim lidhur me këtë," tha ai.
Fisnik Gashi, një lektor mbi çështjet e BE në Universitetin Kolegj ISPE në Prishtinë, tha për SETimes se marrëdhëniet me BE janë ndikuar nga vullneti i Kosovës për të zbatuar reformat e duhura dhe nga ndarja brenda BE lidhur me statusin politik të Kosovës.

Anëtarët e BE Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja nuk e njohin Kosovën.

"Përparimi [duhet të matet] me kthimin e vullnetit politik në hapa konkretë duke zbatuar të gjitha detyrimet që Kosovës i duhen për të thelluar marrëdhëniet me BE," tha Gashi.

Gashi shtoi se Kosova duhet të përqendrohet në përmirësimin e efektivitetit të qeverisë së vet nëpërmjet reformave në administratën publik, rendin e ligjit dhe një luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›