Kalohet me konsensus amendimi, shpifja dhe fyerja jo vepra penale

Maxhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat në komisionin parlamentar të medias për të miratuar në parim ndryshimet në kodin penal që dekriminalizon shpifjen dhe fyerjen. Projekti parashikon që për këto vepra të mos këtë më dënim me burg por vetëm gjobë.
Në mbledhjen e komisionit socialisitët thanë se kishte hartuar një nismë ligjore të ngjashme që në vitin 2004 e cila nuk u miratua dhe këto ndryshime në kod janë të domosdoshme për shkak të nevojave që ka media sot.
Javën e ardhshme, drafti do të diskutohet nen për nen. Në ndryshimet e fundit që po i bëhen kodin penal dhe civil, vepra e fyerjes dhe shpifjes do do të kalojë nga vepër penale në atë civile. Për ta miratuar atë, në Kuvend kërkohet një shumicë e cilësuar prej 84 votash.