E Diel, 1 Nëntor 2026

Kalohet pakti për kufirin detar me Greqinë

Të vetmit që ndodheshin në sallë ishin deputetët e pozitës, të cilët kanë kaluar pa asnjë kundërshtim këtë marrëveshje pas shpjegimit të specialistëve të Ministrisë së Jashtme.
 
Specialistët theksojnë se kjo marrëveshje finalizon procesin e përcaktimit të kufirit detar të hapësirës, në të cilen dy vendet do të ushtrojnë të drejtat sovrane në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Marrëveshja parashikon që shteti bregdetar ushtron mbi detin territorial dhe shefin kontinental të drejta sovrane për shfrytëzimin dhe eksplorimin e burimeve të tij natyrore.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›