Perëndimi kërcënon Iranin për sanksione të reja
Duke folur në hapjen e samitit të G-20-ës, Presidenti Obama tha se madhësia dhe konfiguracioni i uzinës së pasurimit të uraniumit i cili doli sot në dritë, ishte jo konsistent me një program bërthamor civil.
Kryeminstri britanik Gordën Braun tha se niveli i mashtrimit nga Teherani do të shokonte dhe zemëronte komunitetin ndërkombëtar dhe do të forconte vendosmërinë e tij për vendosjen e sanksionve të tjera.
Më herët, Irani i tha Agjensisë Ndërkombëtare Bërthamore se po ndërton një uzinë të dytë për pasurimin e uraniumit. Sipas tyre uzina ende nuk është operacionale dhe ka synim vetëm prodhimin e energjisë elektrike.
Irani më përpara kishte pranuar se kishte vetëm një uzinë bërthamore në Natanz në jug të Teheranit.
Agjensia Ndërkombëtare bërthamore tashme ka kërkuar akses dhe më shumë informacione për këtë uzinë.
Televizioni shtetëror iranian tha se dhënia e informacionit për uzinën e re është provë e transparencës së Teheranit, në lidhje me programin e vet bërthamor, i cili është mohuar se është për prodhimin e armëve bërthamore.
Ky zbulim i ri vjen disa orë përpara se Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca planifikuan të akuzojnë Iranin për ndërtimin e një uzine sekrete bërthamore.
start/bbc)