Kuarteti për Lindjen e Mesme takohet në Nju Jork
Takimi erdhi vetëm disa ditë pas bisedimeve mes të dyja palëve të drejtuara nga presidenti Obama dhe që nuk dolën me konkluzione.
Kuarteti i përbërë nga OKB-ja, SHBA-ja, Rusia dhe Bashkimi Evropian, tha se shqetësimet e Izraelit, përsa i takon sigurinë, duhet që të adresohen, por duhet të ndalen edhe ndërtimet në vendbanimet hebre.
Megjithatë emisari i Kuartetit, ish kryeministri britanik Tony Blair, i tha BBC-së pas takimit, se një marrëveshje në lidhje me kufijtë e shtetit të ardhshëm palestinez, do të mund të zgjidhte çështjen e zgjerimit të vendbanimeve.
"Natyrisht nëse negocion zgjidhjen me dy shtete, atëherë vendos edhe për kufijtë e shtetit palestinez."
"Në këtë pikë fillon të zhduket çështja e vendbanimeve, sepse do të vendosësh se çfarë do të kalojë me palestinezët dhe çfarë nuk do të kalojë."
"Çështja që është shtrohet tani është që të sigurohemi se asgjë nuk do të vërë në rrezik negociatat. Ndaj edhe çështja e vendbanimeve është e rëndësishme," dhe i ngarkuari i special i Kuartetit.
Toni Blair vlerësoi presidentin Obama për angazhimin e tij për paqen në Lindjen e Mesme.