E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalojnë provën e javës

13/02/2010 22:05

Hakiu, Bertina dhe Seldi janë përzgjedhur për të zhvilluar provën e kësaj jave. Banorët kanë përgatitur nga një histori me titujt e filmave shqiptarë. Hakiu është ai që do ta interpretojë këtë histori. Ai lexon plot ndjenjë dhe emocione ngjarjen e krijuar nga grupi i tij dhe në sfond e shoqëron një muzikë e qetë. Publiku duartroket fort në përfundim të interpretimit, ndërsa Arbana e komplimenton atë dhe grupin dhe thotë se kanë krijuar një histori mjaft të bukur, plot fantazi e cila ka përcjellë shumë emocione tek të gjithë. Ajo thotë se Vëllai i Madh do të vlerësojë si interpretimin, ashtu edhe fantazinë e shprehur. Në studio vjen zarfi i bardhë i cili përmban vendimin e Vëllait të Madh për provën. Arbana u komunikon banorëve se e kanë kaluar këtë provë javore dhe se buxheti i tyre do të dyfishohet. Banorët kënaqen dhe gëzojnë për fitoren e tyre.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›