Pamela, e eleminuara e radhës

13/02/2010 22:10
Arbana u komunikon banorëve se ka ardhur momenti që banori i përzgjedhur nga publiku të lërë shtëpinë e Big Brother duke i dhënë fund kështu kësaj loje dhe kësaj aventure emocionuese. Ajo fton banorët jo të nominuar që të shkojnë në zonën e tunelit duke lënë kështu në dhomën e ndenjjes pesë banorët e nominuar. Pasi mbeten vetëm, Arbana i thotë atyre se ka në dorë zarfin e zi me emrin e banorit që do të largohet. Banorët janë ulur pranë e pranë dhe të kapur për dore Arbana tregon fillimisht se cilët banorë i kanë shpëtuar eleminimit dhe përkatësisht e para Domenika, e më pas me radhë Jetmiri dhe Graciela. Dy banorët e fundit mbeten Seldi dhe Pamela të cilët janë tepër të emocionuar për të marrë vesh vendimin e publikut. E eleminuara e radhës është Pamela e cila pasi përshëndetet me banorët, shkon të përshëndetet e të ndahet edhe me banorët e tjerë që ndodhen në zonën e tunelit. Pamela, e mërzitur, largohet dhe niset drejt studios.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));