E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emocionet e para

13/02/10 16:35

Mes të nominuarve kanë filluar të bëhen më të dukshme ethet për mbrëmjen e spektaklit. Pamela i tregon Jetmirit se e kanë pushtuar emocionet dhe nuk po ndjehet mirë, ndërsa ai e këshillon që të përpiqet ta kalojë këtë gjendje pasi është ende herët. Miri tregon se po mundohet ta marrë me pozitivitet këtë gjendje dhe në dukje nuk e shfaq emocionin që po përjeton. Ai thotë se e ngushëllon veten se edhe nëse del, është krenar dhe i kënaqur që arriti deri në këtë fazë. Nëse e lë veten që tani, më vonë kush e di si mund të jem- i thotë ai Pamelës. Më pas banorët diskutojnë edhe për debatin e kryer më pas e japin komente mbi mendimet e njeri-tjetrit dhe mënyrën se si debatuan. Ata diskutojnë edhe për provën e javës dhe thonë me optimizëm se mund ta fitojnë sepse janë përgatitur mirë për të. Renato kujton edhe zarfin e kuq që kanë për të hapur këtë mbrëmje. Pasi përfundon përgatitja e drekës, banorët ulen të njëmbëdhjetë së bashku për herë të fundit, pasi një prej tyre do të lërë shtëpinë pas disa orësh.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›