Kalon në Kuvend me votat e mazhorancës ligji për armët

Konsensus për ndryshimin e emrit të komunës Liqenas, që nga sot do të quhet Pustec
Opozita akuzoi sot në Kuvend mazhorancën se po armatoset përpara zgjedhjeve përmes ndryshimeve në ligjin për armët. Mazhoranca miratoi me votat e saj p/ligjin duke replikuar se ai kufizon kategoritë e personave që mund të mbajnë armë në krahasim me më parë. Konsensusi mes palëve u gjet në ndryshimin e emrit të Komunës Liqenas.
Me 66 vota “pro” të mazhorancës dhe 56 kundër të opozitës, Parlamenti miratoi ndryshimet në ligjin për armët. Nga i gjithë debati, kryeparlamentares Topalli i mbeti vetëm një merak.
Gjatë debatit, socialisti Arben Isaraj akuzoi mazhorancën se po armatos politikën në prag të zgjedhjeve.
Ndërsa demokrati Osman Metalla replikoi duke nënvizuar atë që e quajti shqetësimin e vërtetë të socialistëve.
Gjatë seancës plenare kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli nuk la pa ngacmuar socialistët mbi listat e kandidatëve për deputetë. Në fokusin e saj këtë herë ishte Piro Lutaj.
Kuvendi miratoi me konsensus të plotë ndryshimin e emrit të Komunës Liqenas, e cila që sot do të quhet Pustec. Dy socialistët Majko e Fino pranuan të votojnë “pro” sipas kërkesës së kryetarit të PS, Rama, duke hequr dorë nga pozicioni i shprehur fillimisht në Komisionin e Ligjeve, kundër këtij ndryshimi.