Kalonin mes përmes Devollit me zetorin "urë", mbyten 2 gra

Të tjera rreth shkrimit VD/Shokuese,nxënësit kalojnë lumin me ekskavator Fundjavë tragjike, humbin jetën 6 gra brenda 24 h FOTO/ Jeta e vështirë e banorëve të fshatit Braçaj
KORÇE - Të kalosh mes përmes lumin me mjete transporti si zetor, apo ekskavator ishte e vetmja mënyrë që banorët e fshatit Braçaj, një fshat i thellë i Devollit, të kalonin në Drobjan, për shkak të mungesës së një ure. Edhe sot Mirela dhe Elena Zyfi, nga fshati Drobjan duhej të kalonin lumin pasi duhej të merrnin pjesë në një ceremoni mortore që do të zhvillohej në fshatin Braçaj të Devollit. Ato humbën jetën tragjikisht mesditën e sotme, kur rimorkio e zetorit në të cilën udhëtonin, së bashku me rreth 20 persona të tjerë është përmbysur teksa po i transportonte nga njëra anë e lumit në anën tjetër.
Rrjedha e lumit ka marrë me vete dy gratë, ndërsa rreth 20 personat e tjerë, bashkë me ta dhe shoferi Gëzim Zyfi, 38 vjeç kanë mundur të shpëtojnë. Për gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të grave nga rrjedha e lumit Devoll, u desh ndërhyrja e polumbarëve. Viktimat ishin rreth të 30-tave dhe njëra prej tyre ishte nënë e dy fëmijëve, ndërsa mësohet se ishin të afërt edhe me pjesën tjetër të pasagjerëve.
Shkak i përmbysjes së traktorit mendohet të jenë gropat në lumë, të cilat mund të kenë shkaktuar edhe humbjen e kontrollit të mjetit.
Një video e hedhur në Youtube nga ëëë.devolli.com tregon pamje shokuese të jetës së vështirë të banorëve, ku për të vajtur në shkollë fëmijët kalojnë lumin me ekskavator. Ekskavatori ndodhet në mes të lumit dhe transporton fëmijët e ulur 2 nga 2 në pirun nga njëra anë e lumit në tjetrën.
BASHKEFSHATARI: SI PASHE TE PERMBYSET RIMORKIO E ZETORIT
Një fshatar nga fshati Sul, (edhe ai po shkonte në varrim) ka qenë aty pranë kur ka parë skenën tragjike të përmbysjes së zetorit. Lumi lidhte dy fshatrat, Braçaj dhe Drobjan të Devollit dhe mbi 20 persona, kryesisht pjesëtarë të një familjeje me banim në Braçaj kanë hipur në zetor për të kaluar lumin. “Unë me gruan po shkoja në vaki dhe i kam parë mbi 20 personat që kishin hipur në zetor. Në një moment, kur zetori po kalonte mes përmes lumit, hyri në një gropë dhe u përmbys. Të gjithë personat ranë në ujë”, -informon bashkëfshatari për gazetaren e televizionit A1 REPORT në Korçë, Dafina Ismaili.
Rrjedha ka marrë me vete dy gratë. Viktimat ishin rreth të 30-tave dhe njëra prej tyre ishte nënë e dy fëmijëve. Të 18 personat, bashkë me ta dhe shoferi Gëzim Zyfi, 38 vjeç kanë mundur të shpëtojnë. Pak kohë më vonë policia deklaroi se kishte arritur të nxirrte nga lumi trupat e dy grave.
(Foto: Rimorkio e përmbytur e zetorit)
URA E PRISHUR NGA DHJETORI 2012
Ura ishte prishur prej muajit dhjetor dhe pavarësisht apeleve askush nuk kishte ndërmarrë mundimin për të ndërtuar urën. Fëmijëve u duhej të shkonin në shkollë, që ndodhej në fshatin Drobjan, dhe e vetmja mënyrë ishte kalimi i lumit me ekskavator. Bashkëfshatarët denoncojnë dhe shfrytëzimin e dherave të këtij lumi për shtrimin e rrugëve. “Ne jemi ankuar disa herë. Vinin e merrnin rërë nga lumi dhe askush nuk i ndalonte. Jemi ankuar dhe për ndërtimin e rrugës por na thonin që kushton shumë", - tha Elton Zyfi në një lidhje telefonike për TVA 1 REPORT! Një muaj më parë ishte përmbysur një zetor me një fëmijë, por fatmirësisht kishin shpëtuar.
(FOTO: Fëmijët duke kaluar lumin me ekskavator)
Redaksia Online
(sg/ad.ti/shqiptarja.com)