E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane vritet me arme zjarri 24 vjecarja

Një 24-vjeçare, kërcimtare në një pub në Tiranë ka qenë viktimë e shfryrjes së inatit me plumba nga një person të cilin e kishin nxjerrë nga lokali.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:00-3:30 në të gdhirë të së shtunës, në afërsi të Kthesës së Kamzës, në momentin kur disa punonjës të pub-it kanë dalë.

Nga jashtë, nga dritarja e një automjeti të ndaluar është qëlluar me armë automatike në drejtim të badigardëve, por plumbat kanë goditur 24-vjeçaren Sonila Tafa, kërcimtare në pub, dhe mikesha një balerinë të lokalit.

Tafa, ka ndërruar jetë rrugës për ndihmën mjekësore në spitalin ushtarak, si pasojë e plagëve tëv rënda me armë zjarri.

Sipas policisë, ngjarja ka për motiv nxjerrjen e autorit nga pub-I, për shkak të disa konfrontimeve që kishte patur me klientët dhe badigardët.

Edhe pse në dukje një ngjarje e lehtë për t’u zbuluar, kjo për shkak të numrit të konsiderueshëm të oficerëve të policisë dhe ushtrisë që janë badigardë në pub, të pyetur nga abc news burimet policore thanë se nuk kanë identifikuar ende autorin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›