Koreja e Veriut kerkese per evakuimin e ambasadave

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, thotë se qeveria ruse është në kontakt të afërt me Shtetet e Bashkuara, Kinën, Korenë Jugore dhe Japoninë, lidhur me kërkesën e Koresë Veriore për shqyrtimin e evakuimit të ambasadave në kryeqytetin Phenian.
Lavrov tha se kërkesa ishte bërë për të gjitha ambasadat në Phenian, për shkak të përshkallëzimit të tensioneve në gadishull.
Sipas tij, Rusia dhe vendet e tjera “po përpiqen ta qartësojnë situatën”.
Zyra e jashtme britanike ka thënë se kërkesa ishte pjesë e “vazhdimit të retorikës” së Koresë Veriore.
Agjencia jug-koreane Yonhap ka raportuar se Koreja Jugore i ka vendosur dy luftanije të pajisura me sisteme mbrojtëse antiraketore në bregdetin lindor dhe perëndimor.
Kjo vendosje është bërë në përgjigjje të lëvizjes të së paku një sistemi raketor të Koresë Veriore në bregdetin e vet lindor.
Javën e kaluar Pheniani ka shpallur se me Korenë Jugore ekziston “gjendje lufte”.