E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalonte rrugen, makina shtyp kembesorin

Nje tjeter aksident me pasoje vdekjen e nje kembesori 44 vjecar ka ndodhur dje pasdite ne qender te qytetit te Shkodres. Ka qene ora 14:30, kur ne rrugen "Marlin Barleti", ne afersi te lokalit "Imternacional", mjeti tip "Benz" me targa SH3242E, me drejtues Elton Troshani, 19 vjec, ka shtypur me pasoje vdekjen kembesorin Ard Gjekaj, 44 vjec, i cili sipas hetimit paraprak ka qene duke prere rrugen ne nje moment pakujdesie. Policia vendore shoqeroi si te dyshuar drejtuesin e makines, deri ne zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve te aksidentit. Burime zyrtare thane se vdekja e kembesorit ka qene e menjehershme, pasi makina ishte me shpejtesi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›