E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shitja e trojeve ne bregdet, dy te arrestuar ne Vlore dhe Sarande

Vlore- Pervetesuan siperfaqe toke ne zona turistike me letra te falsifikuara, arrestohen dy te dyshuar ne Vlore dhe Sarande. Burime zyrtare bene me dije se ndalimet jane kryer ne kuader te operacionit te koduar "Drejtesi e vonuar", qe deri tani ka regjistruar 5 te arrestuar per shitje-blerje trojesh dhe falsifikim dokumentesh ne Hipoteke, mes te cileve edhe disa zyrtare e ish-zyrtare. Te arrestuarit e dites se djeshme jane Dhimitri Tocaj, 48 vjec, banues ne lagjen "Pavaresia", qe akuzohet se ka falsifikuar dokumente per perfitim trualli publik dhe Tefik Ismaili, 51-vjec, banues ne fshatin Gjashte te Sarandes, edhe ky i dyshuar per falsifikim dokumentesh, nepermjet te cilave ka perfituar dhjetera hektare toke. "Arrestimi i Tocajt ka te beje me dokumente e troje te cilat kane lidhje me pronat ne qarkun e Vlores dhe abuzimin me to", thane zyrtare te policise, pa dhene detaje me te hollesishme. Kurse Tefik Ismaili, me arsim te larte, akuzohet se nga hetimet e kryera rezulton qe nepermjet dokumenteve te falsifikuara te perdorura ne Gjykaten e Rrethit Sarande dhe ne Agjencine Rajonale te Kthimit dhe Kompesimit te Pronave Vlore, ka arritur te perfitoj ne menyre te paligjshme nje siperfaqe toke prej 250 mije m2 te ndodhura ne fshatin Gjashte, si dhe ne Ksamil te Sarandes. Nga verifikimi i kryer rezultoi gjithashtu se 51-vjecari kishte arritur t'i regjistronte pronat edhe ne Zyren Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Sarande.
Arrestimet
Operacioni "Drejtesi e vonuar" nisi me 2 tetor te ketij viti. Policia prangosi drejtorin e Hipotekes se Vlores, Edmond Banushi, i cili e mbante kete detyre prej vitit 2006, ish-juristin e zyres, Viktor Kulaj, Oard Begaj, pronar i trojeve te perfituara dhe kryeplakun e fshatit Vuno, Leonard Bala, per "shperdorim detyre" dhe "falsifikim".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›