E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lidhja me nje grua, peng biznesmeni

Tirane- Tentonte te bente jeten e Kazanoves, por bie ne kurth rrembimi biznesmeni nga Vlora. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne Tirane dhe policia e ka regjistruar si precedent penal pengmarrjeje, pavaresisht se dy te ndaluarit deshmuan se donin te sqaronin lidhjen qe Anesti A., kishte me gruan e njerit prej te dyshuarve. Ka qene nje rastesi zbulimi i ngjarjes dhe kapja e Fatmir Memlikes dhe Julian Todhes, pasi biznesmeni ka nxjerre koken nga makina e tij kur ka pare nje patrulle policie dhe ka kerkuar ndihme. Gjate kontrollit blute nuk gjeten arme apo sende te ndaluara, ndersa u ngrit akuza e "heqjes se paligjshme te lirise" pas denoncimit te vlonjatet.
Mengjesin e se shtunes Anesti A., ishte nisur nga qyteti i Vlores per ne kryeqytet, me qellim qe te takonte gruan e martuar me te cilen kishte krijuar nje raport ne distance. Njohja ishte bere jave me pare nepermjet njoftimeve ne gazete dhe shkembimit te numrave te telefonit. Kaq ka mjaftuar per te lene dhe nje takim afer shtepise se gruas, ne Laprake. Por kur ka mberritur, biznesmeni nuk ka gjetur te njohuren e tij, me origjine nga Fieri, por burrin dhe kusheririn e saj, Fatmir Memlika dhe Julian Todhe.
Grupi hetimor dyshon per nje kurth te programuar me pare nga gruaja dhe dy njerezit e saj, me qellim zhvatjen e biznesmenit apo grabitjen e tij. Gjithsesi alibia e te dyshuarve dhe gruas se re ka qene se ishte krijuar nje lidhje deri diku intime dhe se do te takoheshin. Kete deshmi ka dhene edhe biznesmeni. Pasi eshte perballur me dy te dyshuarit, po ne makinen e tij tip "Benz", Anesti A., eshte marre me force dhe kane udhetuar ne drejtim te periferise se kryeqytetit. Ne zonen e Tiranes se Re patrullat e policise kane vene re mjetin ne levizje dhe degjuan thirrjen per ndihme te biznesmenit rreth te 30-ve. Policet kane ndaluar makinen me targa te Vlores dhe ushtruan kontroll fizik te dy te dyshuarit. Njekohesisht biznesmeni ka deshmuar ne vend per uniformat blu se ishte marre me force. Por te dyshuarit mohuan akuzen e ngritur duke u shprehur se donin vetem te sqaroheshin me vlonjaten per shkak te lidhjes jashtemartesore qe po krijonte me gruan e njerit prej tyre.
Pengmarrja, hetimet i kalojne prokurorise
Policia e Tiranes beri mbreme me dije se oret e vona te se shtunes eshte marre masa e ndalimit ndaj Fatmir Memlikes dhe Julian Todhes. Ndaj tyre u ngrit akuza e "heqjes se paligjshme te lirise se tjetrit ne bashkepunim". Hetimet i kaluan dje Prokurorise se Rrethit, e cila do te zbardhe me tej motivet e kesaj pengmarrjeje dhe nese pas lidhjeve intime fshihet ndonje kurth per grabitje ndaj biznesmenit nga Vlora. Policia tha se nuk ka sekuestruar arme apo sende te tjera te ndaluara, nderkohe qe presioni psikologjik dhe kercenimet kishin sjelle edhe friken tek biznesmeni, i cili nuk dinte se cfare do te ndodhte me te.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›