E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaltrina publikon videoklipin e ri

Kaltrina Selimi ka publikuar videoklipin e këngës “Nuk ta fal”, punuar nga produksioni "Asha". Kënga me tematikë dashurie, është realizuar nga Florent Boshnjaku, me tekst të Ilir Beranit.

''Nuk ta fal'', ishte publikuar fillimisht pa videoklip dhe tekstin e saj shumëkush e kishte lidhur me jetën private te Kaltrines.

Por ajo i kishte përgënjeshtruar spekulimet që ajo është ndarë nga bashkëshorti, Dritoni, duke thënë se të gjitha thashethemet për jetën e saj private janë vetëm shpifje.

“‘Nuk ta fal’ është një tekst i punuar nga Iliri dhe nuk ka të bëjë asgjë me jetën time private. Unë vazhdoj të jem e lumtur me Dritonin dhe këto që thuhen për jetën time private mund të jenë vetëm shpifje, pa asnjë të vërtetë. Unë vazhdoj të jem bashkë me Dritonin, edhe pse ai jeton në Londër ndërsa unë në Kosovë, dashuria jonë funksionon dhe vazhdon të jetë shumë e fortë. I hedh poshtë të gjitha thashethemet që bëhen për jetën time private”, kishte deklaruar këngëtarja. /Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›