E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këngëtarja, gjendet e vdekur pas 3 ditësh

Këngëtarja tiranase Violeta Simoni, eshte gjetur e vdekur në shtëpinë e saj.Artistja 70-vjeçare është ndarë nga jeta, siç dyshohet, dy ditë më parë, por vetëm dje trupi i saj është gjetur pa jetë në orët e mëngjesit.
 
Djali i këngëtares, i cili nuk jeton në Shqipëri, i shqetësuar që nuk po lidhej dot me telefon me të ëmën ka njoftuar policinë dhe i ka kërkuar që të ushtrojnë një kontroll në banesën e tij që ndodhet në rrugën 'Fortuzi'. 
 
Pas kontrollit në banesë policia ka gjetur trupin e pajetë të këngëtares 70 vjeçare. Sipas hetimeve paraprake dyshohet që këngëtarje ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrore. 
 
Këngëtarja Simoni ka mbaruar Liceun Artistik dhe ka punuar si mësuese muzike. Ajo ishte pjesë e Estradës së Tiranës, ndersa pati kulmin artistik në vitin 1962, kur mori pjesë ne festivalin e fundvitit në RTSH dhe mori çmimin e tretë me këngën “Mos më qorto”, për t’u pasuar edhe me vlerësime për paraqitjen në skenë, duke u konsideruar si “Miss Festivali”. /Indeksonline/
 
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›