"Kam ardhur të nderoj vëllain tim dëshmor"
Në të njëjtën kohë që Kryeministri Sali Berisha akuzonte kreun e socialistëve për veprime të pamoralshme, Aneta Rama, nëna e Edi Ramës, është shfaqur dje në mesditë në krah të djalit të saj, në një ceremoni të organizuar nga i biri me rastin e ditës së çlirimit. Me dorën e hedhur në supet e nënës, Edi Rama ka kaluar para mediave, të cilat janë treguar të interesuara të shkëpusin një koment nga Aneta Rama, që rrallë shfaqet në publik së bashku me të birin. E pyetur se si do t‘i përgjigjej Berishës për akuzat ndaj familjes Rama që ditët e fundit kanë mbushur shtypin, Aneta nuk pranoi të deklarohet: "Nuk dua të flas për këtë". Nëna e Edi Ramës theksoi se sot (dje) ka rëndësi dita e çlirimit, festa e 29 Nëntorit, duke mos shtuar asnjë deklaratë tjetër. "Unë sot kam ardhur të nderoj dhe respektoj kujtimin e vëllait tim që e kam dëshmor. Me këtë rast uroj gjithë familjet e dëshmorëve!"
Aneta Rama ka reaguar vetëm njëherë ndaj akuzave të Berishës. Në një letër në vitin 2002, kur Berisha ishte në opozitë, Aneta i kërkoi të mos përlyente me shpifje emrin e familjes së saj të nderuar. Kryeministri Sali Berisha e ka sulmuar rëndë nënën e liderit të opozitës, gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend. Duke iu drejtuar rivalit të tij, Kryeministri tha: "Zoti Rama, ke një nënë të nderuar, për të cilën kam pasur dhe kam respekt, pavarësisht se ishte mbesa e Spiro Kolekës, e njërit prej xhelatëve të intelektualëve shqiptarë, por ajo vetë s‘kishte asnjë manifestim të tillë.
Një ditë, kjo zonjë e nderuar për të cilën kam respekt dhe do kem, më bën një letër të hapur, mendova po Neta mirë, kur e shoh, ia kishte shkruar i biri".