E Diel, 1 Nëntor 2026

Thashë mama, jo bombë! Piloti terrorizon pasagjerët

Share

Një pilot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës terrorizoi pasagjerët e aeroplanit të tij kur i uroi ditëlindjen nënës së një kolegu, që ishte në bord. Por pasagjerët e ngatërruan fjalën mama me bombë për shkak të ngjashmërive të fjalëve në anglisht mom dhe bomb.

Një zëdhënës i linjës ajrore tha se keqkuptimi ndodhi kur pasagjerët dëgjuan frazën bomb on board në vend të mom on board.

U desh ca kohë që pasagjerët e terrorizuar të qetësohen. Lajmërime të tilla me urime nga pilotët janë të zakonshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›