E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamatat e larta, i mbrojnë me ligj

Kosovarët edhe për një kohë do të mbeten viktima të marrëveshjeve të bankave për norma të larta të interesit. Së paku deri atëherë kur të krijohet legjislacioni që në treg të mund të operojnë edhe banka që ofrojnë shërbime pa kamatë.

Hë për hë, edhe po të ketë vullnet të bankave ekzistuese ose bankave të reja që t`i ulin kamatat në zero, ligji nuk e lejon këtë. Kështu thonë zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës.

“Korniza ligjore momentale nuk rregullon aktivitetin e bankave që ofrojnë shërbime të tilla”, thekson Besnik Kada, zëdhënës i BQK-së. Ai shpjegon se ka pasur interesim të institucioneve financiare ndërkombëtare, të cilat operojnë me parime të sistemit financiar islam, pa kamatë, por deri më tani nuk është pranuar ndonjë aplikacion i tillë.

“Nëse bëhet fjalë për aktivitetin e bankave islame, sipas dispozitave te Sheriatit, për këtë duhet të ekzistojë kornizë e veçantë që rregullon aktivitetet e bankingut islam”, thekson Kada. Sipas tij, futja në tregun bankar e një lojtari të ri, në minimum, në konkurrencë me institucionet e tjera, do të kontribuonte në cilësinë e produkteve dhe shërbimeve që ofrohen dhe do të plotësojë hapësirën e pambuluar për sa u takon shërbimeve dhe produkteve që mungojnë në treg. Për ish-drejtorin e Kasa Bankës, Milazim Abazi, është e pamundur të funksionojë një sistem i tillë në Kosovë. Ai as që mund ta paramendojë se bankat kanë mundësi të mbijetojnë dhe të nxjerrin fitim nga shërbimet pa aplikuar interes për kreditë që i lëshojnë.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›