Nisni ndryshimet
-490x320.jpg)
Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Kosovë pritet të mbahen vitin e ardhshëm.
Edhe pse mund të jetë shumë herët të flitet për përgatitjet e autoriteteve përgjegjëse të administrimit të procesit elektoral lidhur me këto zgjedhje, sipas autoriteteve ndërkombëtare në Prishtinë, që tani duhet të nisë një proces i reformave legjislative që do të përfundonte para procesit të votimeve në 2011’n.
Pas nisjes së bisedimeve për reforma zgjedhore në nivelin partiak, përfaqësues të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Europian në Kosovë thonë se duhet të zhvillohet një proces i rishikimit të legjislacionit për zgjedhjet, i cili do të përfshinte të gjitha palët përgjegjëse.
Shefi i seksionit për integrime politike dhe ekonomike në Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Europian, Khaldoun Sinno, thotë se ndryshimet është mirë të fillojnë tani.
“Për ne është shumë e rëndësishme që ndryshimet të kenë përfunduar para se të fillojnë zgjedhjet e përgjithshme. Kjo për ne ka rëndësi primare, andaj është e rëndësishme që institucionet kosovare, partitë politike dhe Kuvendi të sigurojnë që këto ndryshime të jenë bërë para zgjedhjeve të përgjithshme”, ka thënë ai për Radion Europa e Lirë.
Pas arritjes së, siç thuhet, një pajtimi politik ndërmjet subjekteve relevante për ndryshimet në legjislacionin për zgjedhjet, zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë dhe ata të Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kishin kërkuar përfshirjen në çfarëdo bisedimesh që do të çonin në reforma zgjedhore.
Vullneti për ndryshimin e Ligjit për zgjedhjet lokale dhe atij për zgjedhjet e përgjithshme vlerësohet si pozitiv nga Zyra Civile Ndërkombëtare.
Meqë këto ligje derivojnë nga Plani i Ahtisaarit, duket se ekziston një domosdoshmëri që ndryshimet të mos dalin jashtë kornizave të atij plani.
Zëdhënësi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Andy McGuffie, thotë se u takon institucioneve vendore të bëjnë ndryshimet për legjislacionin për zgjedhjet, por se, siç shprehet ai, këto ndryshime do të vlerësohen edhe nga kjo zyrë.
“U takon institucioneve vendore të propozojnë dhe të miratojnë ndryshimet në legjislacion. Por, nëse ka ndonjë element apo elemente që bien ndesh me propozimin gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës, atëherë natyrisht se do të përfshihej Zyra Civile Ndërkombëtare për të siguruar pëlqimin”.
“Por, mendoj se në përgjithësi organizatat ndërkombëtare do të donin që ta mbështesnin dhe lehtësonin këtë proces”, ka thënë McGuffie.
Në kuadër të rekomandimeve të autoriteteve ndërkombëtare në Kosovë për reformat zgjedhore, hyn dhe një raport i Zyrës së Komisionit Evropian, i cili u ishte dorëzuar institucioneve kosovare në muajin janar të këtij viti.
I pyetur për mundësinë që përveç legjislacionit për zgjedhjet, edhe sistemi zgjedhor në Kosovë të pësojë ndryshime, shefi i seksionit për integrime politike dhe ekonomike në Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Khaldoun Sinno thekson se është proces që ka nevojë për ndryshime.
“Mendoj se kjo është pjesë e mozaikut të sistemit elektoral. Mendoj se është një proces që ka nevojë për ndryshime. Duhet të rishikohet sistemi elektoral. Mendoj se si rezultat do të kemi një pako, ku ndoshta do të ketë nevojë për ndryshime në sistemin elektoral”.
Aktualisht, Kosova ka sistem zgjedhor proporcional me lista të hapura. Ky sistem, sipas analistëve, nuk do të mund të ndryshohej aq lehtë, për shkak të, siç thuhet, mungesës së vullnetit të partive politike për të bërë një gjë të tillë.