Kamera në shkollat e Maqedonisë për parandalimin e incidenteve

Incidentet në mes nxënësve në Maqedoni do të parandalohen me instalimin e kamerave për mbikëqyrje. Masa e tillë është në kuadër të strategjisë së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë për të ulur dhe asgjësuar rastet e incidenteve fizike.
Për këtë arsye, Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka organizuar një punëtori treditore për drejtorët e shkollave, mësimdhënësit dhe profesorët, për t’i njoftuar ata me mundësitë ligjore të realizimit të masës së mbikëqyrjes. Sipas autoriteteve që duhet ta lejojnë instalimin e kamerave, ato mund të vendosen vetëm në vendet ku kanë ndodhur paraprakisht incidentet, dhe në ato vende ku ekziston rreziku i paraqitjes së tyre./Indeksonline/