E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakerët sirianë sulmojnë llogarinë e AP-së në Twitter

Armata elektronike siriane e ka marrë përgjegjësinë për hakimin e llogarisë kryesore në “Twitter”, të agjencisë së lajmeve “Associated Press”, duke postuar aty lajmin e rremë për plagosjen e Obamas gjatë një shpërthimi në Shtëpinë e Bardhë.

Anëtari i këtij grupi, i identifikuar me emrin Mohammed, ka deklaruar për Televizionin Qendror të Kinës, se ai ka qenë njëri prej hakerëve të përfshirë në këtë sulm kibernetik.

Ai ka thënë se sulmi nuk ishte i mbështetur nga ndonjë fuqi politike, por ai është bërë si protestë ndaj mbulimit “mashtrues” që mediat perëndimore po i bëjnë opozitës siriane. Ndërkohë, llogaria e agjencisë së lajmeve është pezulluar, teksa ajo ka këshilluar që të injorohen të gjitha postimet e bëra deri në një njoftim të dytë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›