E Diel, 1 Nëntor 2026

Kameramani i Al Xhazires vritet me qellim ne Libi

Lexuesi i lajmeve te Kanalit Televiziv Al Xhazira nuk i fshihte dot me ndjenjat e tij kur beri te ditur vdekjen e kolegut te tij Ali Hassan al Xhaber Nga nje prite u sulmua ekipi yne ne zonen Havari ne jugperendim te Bengasit. Ali Hasan al-Xhaber eshte me origjine nga Katari. Ai lindi ne vitin 1955 mbaroi maturen dhe perfundoi studimet ne fakultetin e Filmit dhe te Kinemase ne Akademine e Artit ne Kairo. Zot ki meshire per te vdekurin e Al Xhazires.

I pari gazetar i huaj qe humb jeten

Ne oret e para te mengjesit 13.3. ne Bengasi u krye nje ceremoni perkujtimore per kameramanin. Me nje pjesemarrje te madhe te popullit trupi i tij pa jete u mbajt neper qytet. Qe prej Egjiptit ai do te dergohet ne atdheun e tij ne Katar dhe atje do te varroset.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga redaksia e televizionit ne anglisht

Al Xhaberi eshte i pari gazetar i huaj qe humb jeten qe prej fillimit te revolucionit ne Libi. Sipas informacioneve te deshmitareve ate e vrane ne menyre te qellimshme kur ishte nisur ne nje demonstrate anti-Gaddaffi ne afersi te Bengasit per te xhiruar atje. Koleget e tij thane se kishte disa kohe qe kishin ndjesine se i vezhgonin dhe i perndiqnin. Gadaffi e akuzon Al Xhaziren se e nxit kryengritjen kunder regjimit te tij. Prandaj sinjali i transmetimit te kanalit televiziv te Katarit zhurmohet ne Libi. Ky program mund te shihet vetem me veshtiresi ose nuk shihet dot fare.

Saif al Gaddafi shan arabet

Regjimi i Gaddafit eshte i zemeruar edhe me Ligen Arabe. Te shtunen 12.3. ajo vendosi njezeri per ngritjen e nje zone te ndalim-fluturimit mbi Libi dhe i kerkoi Keshillit te Sigurimit te OKB-se qe te miratonte nje rezolute te tille. Saif al Islam Gaddafi djali i diktatorit u tregua ne televizion pak i impresionuar nga vendimi i Liges Arabe dhe i shau shtetet arabe ne menyren e tij tashme te njohur Me perjashtim te vellezerve tane qe na mbeshteten une u bej menderin arabeve Liges arabe dhe medieve te tyre.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Djali i Gaddafit Saif

Kryengritesit ne Libine Lindore po luftojne nderkohe me shpatulla pas muri. Televizioni libian njoftoi se trupat qeveritare paten marre qytetin Brega dhe po i afroheshin qytetit Ajdabya. Ky qytet ndodhet ne nje kryqezim te rendesishem. Qe ketu rruga vazhdon drejt portit te naftes Tobruk ne piken me verilindore te vendit.

Autor Bettina Marx/Auron Dodi

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›