E Diel, 1 Nëntor 2026

Mijera te vdekur - Numri i viktimave ne Japoni ne rritje

Ne rajonin e termetit ne Japoni forcat e shpetimit kane zbuluar rreth 2.000 kufoma. Trupat pa jete jane gjetur ne brigjet e prefektures Miyagi njofton kanali televiziv japonez NHK. Me pare policia e kishte dhene numrin zyrtar te viktimave me 1.600 vete. Por per shkak te numrit te madh te te humburve llogariten me shume se 10.000 viktima.

Mbi centralin berthamor japonez Fukushima 1 qe prej mengjesit ka serish nje re te dendur tymi. Ne nje prej ndertesave te reaktoreve ka pasur nje shperthim permasat dhe pasojat e tij nuk dihen ende sakte. Te pakten tre persona jane lenduar njofton agjencia japoneze e lajmeve Kyodo e cila i referohet operatorit te centralit Tepco. Shtate punonjes te tjere te centralit rezultojne te humbur.

Bildunterschrift Mbyllur - supermarketet e medha ne Japoni kane mbetur mbyllur. Gjendje kaotike dhe mungese mallrash ushqimore

Pas shperthimit te dyte ne centralin berthamor Fukushima ne Japoni po rritet frika nga ngushticat ne furnizimin me ushqime. Ne zonen e katastrofes ne brigjet verilindore te vendit jane te hapura shume pak supermarkete. Ne ditet e fundit radhet ne to jane shume te gjata. Qytetare te deshperuar kane blere gjithcka eshte me e nevojshme. Uji i pijshem dhe artikujt ushqimore jane pakesuar.

Edhe ne kryeqytetin Tokio sundon pjeserisht gjendja kaotike. Qytetare ne panik kane mesyre ne mengjese supermaketet dhe kane blere mallra me shumice. Nje grua e vjeter i tha televizionit NHK se ajo ka blere cdo lloj ushqimi qe ka gjetur. Baterite jane nje mall qe gjendet me veshtiresi ne dyqanet japoneze. Njerezit i blejne ato ne sasi sepse ka njoftime qe ne ditet e ardhshme do te pritet energjia elektrike per nje kohe te caktuar me qellim te kursehet energji.

Gjithmone kur dua te blej dicka i gjej dyqanet mbyllur. fare te bej une - ankohet nje japoneze. Ne shume rajone shperndahen artikuj ushqimore falas per personat ne nevoje.

Industria perballet me probleme

Shume ndermarrje kane mbyllur fabrikat per shkak te shkaterrimeve. Edhe fabrikat e Toyotas qendruan te henen te mbyllura. Nje situate e tille ka pasur pasoja ne prodhimin industrial te vendeve te tjera. Japonia eshte nder prodhuesit kryesore te mallrave elektronike kompjuterave dhe aparateve te telekomunikacionit. Shume fabrika ne Korene e Jugut jane te varura nga produktet japoneze per te prodhuar monitoret LED dhe chips per kompjuterat. Edhe dega koreanojugore e anijeve ka nevoje per celikun japonez. Ajo po pergatitet per ngushtica ne furnizim dhe cmime te larta.

Nippon Steel - prodhuesi i katert i celikut ne bote ka bere te ditur nderkohe se prodhimi ka ndalur vetem ne filialin Kaimishi ne veriun e Japonise. Te gjitha fabrikat e tjera jane te paprekura nga katastrofa.

Bildunterschrift Kursim energjie - monitore e medhenj ne Tokio jane fikur per shkak te ngushtices ne furnizimin me energji. Thirrje per kursim energjie

Qeveria japoneze i ka bere thirrje ekonomise ne fundjave te kurseje energji pasi nga mosfunksionimi i disa centraleve berthamore mund te mos sigurohet me furnizimi me energji elektrike.

Edhe frika nga nje katastrofe atomare po rritet gjithnje e me shume. Te henen ka ndodhur nje shperthim i ri ne centralin e pare te Fukushimes. 11 punetore jane plagosur. Zedhenesi i qeverise japoneze Yukio Edano u shpreh se nuk eshte demtuar shtresa mbrojtese e reaktorit

Ka pasur me sa duket vetem nje shperthim te hidrogjenit si ne shperthimin e se shtunes ne mbremje. Njerezit ne nje perimeter prej 20 kilometrash jane larguar nga zona.

Autor Bernd Musch-Borovska / Lindita Arapi

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›