E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagimet e Berlinit ndaj avarive te renda ne centralet berthamore ne Japoni

Megjithese ende te tronditur nga avarite e mundshme katastrofale ne reaktoret berthamore japoneze politikanet gjermane kane rifilluar polemiken e pritur rreth politikes berthamore. Debati merr krahe edhe nga zgjedhjet per parlamentin e landit ne 27 mars ne Baden-Vyrtemberg ku jane ne funksionim 17 centrale berthamore. Ne Filipsburg te ketij landi ndodhet nder te tjere edhe nje reaktor berthamor 32 vjecar me uje te nxehte i te njejtit tip si reaktori ne Fukushima.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift I vjeter dhe i rrezikshem - centrali berthamor ne Filipsburg te Gjermanise. Opozita kerkon mbylljen e centraleve te vjeteruar

Kryetari i socialdemokrateve gjermane ne opozite SPD Sigmar Gabriel kerkoi te dielen 13.3. nga qeveria gjermane mbylljen e centraleve te vjeter berthamore tek te cilet nuk mund te aplikohen me masat e sigurise te percaktuara nga stadi i shkences dhe i teknikes bashkekohore Centralet me te vjeter berthamore gjermane duhet te nxirren nga rrjeti. Ato jane centrale berthamore me probleme shume te medha sigurie. Behet fjale pjeserisht per reaktore me uje te nxehte si ata ne Japoni. Vertet ne Japoni shkaktare ishin termeti dhe cunami por ne fund ishte nderprerja e furnizimit me energji qe shkaktoi probleme. Natyrisht edhe tek ne ne Gjermani jane te mendueshme raste kolapsi te furnizimit me energji.

Ne te njejten linje u shpreh edhe kryetarja e ekologjisteve gjermane ne opozite Claudia Roth Prej vitesh ne ekologjistet themi se energjia berthamore eshte nje teknologji e cila mbart rreziqe te pakontrollueshme. Tani ndodhi nje fatkeqesi e madhe dhe eshte e tmerrshme te kesh te drejte kur sheh tragjedine ne Japoni e cila ende nuk ka marre fund. Kjo teknologji nuk eshte e kontrollueshme nga njeriu. Deklarata se centralet berthamore gjermane jane te sigurte dhe fakti qe qeveria konservatoro-liberale e ka zgjatur kohen e funksionimit te centraleve me te vjeter berthamore ... tregojne se cfare politike te papergjegjshme te gabuar dhe te rrezikshme ndjek koalicioni konservatoro-liberal.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryetaret e partise ekologjiste gjermane Buendnis 90/ Die Gruenen Claudia Roth dhe Cem Oezdemir kerkojne mbylljen e centraleve te vjeter berthamore ne Gjermani. Teknologjia e energjise berthamore mbart rreziqe te pakontrollueshme

Politikani ekologjist dhe ish-minister i Mjedisit Jrgen Trittin tha se prej kohesh eshte e ditur se asnje central berthamor ne bote nuk eshte i sigurte ne rast te nje shkrirjeje berthamore. Kjo ka qene arsyeja kryesore qe koalicioni i meparshem qeveritar mes socialdemokrateve dhe ekologjisteve drejtuar nga Gerhard Schrder pati negociuarme koncernet energjetike daljen nga energjia berthamore ne Gjermani dhe pati ndaluar ngritjen e centraleve te reja.

Por pasiguria e shkaktuar nga katastrofa e mundshme berthamore piketrisht ne vendin e teknologjise se avancuar si Japonia me centrale berthamore te sigurte dallohet edhe tek politikanet e qeverise.

Kancelarja Angela Merkel vertet i hodhi poshte kerkesat per ta terhequr vendimin e qeverise mbi zgjatjen me mesatarisht dymbedhjete vjet te afatit te shfrytezimit te centraleve berthamore. Por pas nje takimi krize ne Berlin kryetarja e Partise Demokristiane CDU paralajmeroi verifikimin e standardeve te sigurise te te gjitha centraleve berthamore gjermane.

Pavaresisht nga fakti qe njoftimet mbi pasojat berthamore ne Japoni jane ende kontradiktore nje gje eshte e padiskutueshem Ngjarjet ne Japoni jane nje pike kthese per boten sepse shume njerez perfshire edhe mua thone Kur ne nje vend si Japonia me kerkesa dhe standarde shume te larta sigurie me sa duket nuk arrihet te shmangen pasojat berthamore te nje termeti dhe te nje permbytjeje atehere e gjithe bota edhe Evropa atehere edhe nje vend si Gjermania me kerkesa dhe standarde gjithashtu te larta sigurie nuk mund te qendrojne indiferente.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zinxhir njerezish ne proteste kunder energjise berthamore. Neckarwestheim prane Stuttgartit 12 mars 2011. Protesta kunder energjise atomike

Ministri i Mjedisit Norbert Rttgen tha se ai vazhdon ta konsideroje energjine berthamore si teknologji te pergjegjshme per nje periudhe kalimtare. Por ngjarjet ne Japoni shenojne nje pike kthese. Ka ndodhur nje ngjarje per te cilen thuhej gjithnje se nuk mund te ndodhe pasi ekzistojne te gjitha sigurite. Ngjarjet ne Japoni e kane ndryshuar kete bindje u shpreh Rttgen. Ministri tha se duhen krijuar mundesisht shpejt alternativa gjitheperfshirese ne furnizimin me energji.

Disa dhjetera mijera vete demonstruan duke krijuar nje varg 45 kilometra me njerez tenisur nga kancelaria shteterore ne Shtutgart deri tek centrali berthamor Nekar-Vesthajm per shkeputjen e menjehershme nga energjia berthamore. Politikane te opozites shoqata dhe nisma kunder energjise berthamore deklaruan se ne fund te fundit edhe ne Gjermani energjia berthamore nuk eshte e zoterueshme. Ne Republiken Federale jane ne funksionim gjithsej 17 centrale berthamore.

Autor Bernd Grler / E.Xhani

Redaktoi Vilma Filaj - Ballvora

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›