E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozita e artizanes Adriana Simaku

Tablotë e prezantuara  ne  një ekspozite të çelur në Muzeun Kombëtar janë krejtësisht te veçanta.  Gruaja  70- vjeçare. Adriana Simaku nuk ka studiuar ndonjë herë për pikturë, por ajo ka realizuar gjithë jetën tablo ne forme artizanale. Kombinimi i ngjyrave qe ne ketë rast janë fije peri ajo e realizon ne forme krejt natyrale.
Pasioni për punën me dorë lindi nga qilimat e më pas nisi të realizonte tablo shumë ngjyrëshe te qëndisura me dore , por tashme ajo realizon edhe tablo gjigante siç është ky imitacioni Mikelanxhelos realizuar me  puzzle.
Kjo formë arti sipas Simakut kërkon shumë durim dhe kohë, por nga ana tjetër te  fal shumë kënaqësi dhe dëshira e saj është  trashëgimi tek brezat e rinj.
Pikturat artizanale që ajo krijon prej vitesh dëshironte qe ti ndante me te tjeret. Kjo është hera e pare qe ajo ben publike nje pjese te krijimeve te saj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›