Kameron bën paqe me kamarieren italiane
Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, ka bërë paqe me kamarieren italiane Françeska Ariani, e cila ditë më parë nuk e kishte njohur atë dhe për pasojë i kishte thënë që ta shërbente vetë kapuçinon. Për pasojë, Kameron nuk i kishte lënë bakshish.
Por, këtë herë, kur Kameron ka shkuar sërish në restorantin ku punon 27-vjeçarja, kjo e fundit jo vetëm e ka njohur, por i ka shërbyer me kujdes, e madje e ka përqafuar dhe ka dalë në fotografi me të.
Kameron ndërkohë, këtë radhë, duke parë dhe përkujdesjen e saj, ka vendosur që ti lërë bakshish kamarieres.