Kriza ekonomike: Burrat po rruhen gjithmonë e më pak
Burrat po kthehen gjithmonë e më shumë tek modeli i aktorëve Hugh Laurie dhe Zach Galifianakis. Kompanitë që ofrojnë produkte për kujdesin ndaj mjekrës dhe flokëve thonë se shitjet e tyre kanë rënë me më shumë se 15 përqind.
Një raport me titullin Rritja e retroseksualëve thotë se ka rënë ndjeshëm shitja e brisqeve edhe pse çmimet e tyre nuk kanë pësuar rritje.
Hartuesit e këtij raporti thonë se është shqetësuese që kriza ekonomike po prek pikërisht këto shpenzime.