Strasburgu: Antena satelitore futet tek të drejtat e njeriut
Shumë nga ne e shohin antenën satelitore si një mënyrë për të parë sport e filma të shtrenjtë nga kolltuku. Por të kesh në pronësi një antenë satelitore është një e drejtë e njeriut. Kështu kanë vendosur gjykatësit e Strasburgut.
Në një vendim të jashtëzakonshëm, ata kanë paralajmëruar se ndalimi i vendosjes së antenave satelitore në godina, është shkelje e lirisë për tu shprehur. Ata thonë se kjo mund ti parandalojë njerëzit edhe nga praktimi i fesë.
Ky vendim i gjykatës erdhi pas një padie të dy suedezëve. Vendimi është një humbje e madhe për të gjithë ata që po bëjnë fushatë për të mos lejuar këto struktura metalike nëpër godina, sidomos në godinat historike.