Kameron dhe gruaja harrojnë vajzën 8 vjeçe në lokal
Kryeministri britanik Dejvid Kameron ka pranuar publikisht se ai dhe gruaja e tij e kanë lënë gabimisht vajzën tetë-vjeçare në një bar, pasi kishin ngrënë drekë me miqtë e tyre disa muaj më parë.
Zyra e Kameronit konfirmoi se vajza e kryeministrit Nensi ka kaluar rreth 15 minuta në Plough Inn në Kadsden në Bakingemshajër, para se Kameroni dhe gruaja e tij, Samanta, të ktheheshin për ta marrë.
Në njoftim thuhet se incidenti ka ndodhur disa muaj më parë. Aty bëhet e ditur se Kameroni dhe gruaja e tij ishin të shqetësuar shumë pas incidentit.
Raportohet se lajmi fillimisht i bërë publik nga gazeta Sun e Britanisë, mund ta vë në siklet Kameronin, derisa qeveria e tij, po i jep një shtysë të re ndihmës për problemet familjare.