E Diel, 1 Nëntor 2026

Maçoku mamuth

Ky maçok është tre herë më i madh se një mace normale dhe peshon nëntë kilogramë, por ndërkohë Ruperti po vazhdon të shtojë kilogramë, sepse është në gjysmën e fazës së rritjes. Ka marrë pseudonimin maçoku mamuth, edhe pse është vetëm 3 vjeç. Rupet ka marrë tri herë çmimin macja e vitit në Australi, vendi ku ka lindur, dhe do të marrë pjesë në konkursin për macen shtëpiake më të madhe në botë, me shumë gjasa për ta fituar. Pronarja e tij, Kyra Foster, tha se njerëzit emocionohen shumë kur i afrohen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›