E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kameron, optimist për Libinë

Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, ka akuzuar mbështetësit e Gadafit për “sulmet vdekjeprurëse” ndaj civilëve në Misrata, qytetin e tretë më të madh të Libisë.

Ai i bëri këto komente në konferencën ndërkombëtare në Londër, ku delegatë të 40 vendeve të botës dhe organizatave ndërkombëtare janë mbledhur për të diskutuar të ardhmen e Libisë.

“Derisa kjo gamë e gjerë vendesh është tubuar sot në Londër, ka njerëz që vuajnë tmerrësisht nën sundimin e Gadafit. Mesazhi ynë për ta është ky: “Ditë më të mira për Libinë do të vijnë”, ka thënë Kameron.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›