E Diel, 1 Nëntor 2026

Kameron vendos veton, Evropa nuk arrin dot marrëveshjen

Duke folur pas bisedimeve të gjata në Bruksel, lideri francez, Nikolas sarkozi, tha se në vend të kësaj, 17 shtetet e eurozonës dhe shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian do të punojnë ndarazi.

Franca dhe Gjermania kërkojnë me ngulm që në marrëveshjen e re të përfshihen rregulla të rrepta buxhetore. Por, kryeministri i Britanisë së Madhe, David Kameron tha se Britania nuk mund të pranojë një traktat të ri pa disa garanci.

“Ne urojmë çdo të mirë për anëtarëte Eurozonës. Dëshirojmë që çdo shtet të kalojë problemet ekonomike sepse të gjithë kemi nevojë për rritje ekonomike”, tha Kameron duke shtuar se “në fund të ditës unë gjykova se nuk ishte në interesin e Britanisë të merrte pjesë. Dhe vendosa veton”.

Në të njëjtin krah me Britaninë duket të jetë edhe Hungaria, ndërkohë që Suedia dhe Republika Çeke kërkojnë kohë për ta diskutuar në parlamentet e tyre.

Pasi dështuan të arrinin një marrëveshje pas rreth 10 orë bisedimesh, tanimë shtetet e Eurozonës do të jenë të detyruara në punojnë në një plan tjetër nga shtetet e Bashkimit Evropian.

Atyre do iu bashkohen 6 ose 8 shtete nga anëtaret e BE-së që nuk janë pjesë e Eurozonës. Sarkozi paralajmëroi se marrëveshja e re e shteteve të eurozonës do të arrihet në muajin mars. Kancelarja Gjermane tha se “besimi tek euroja është dobësuar kështuë duhet të rikuperohet”.

Bursat ndërkombëtare ranë para shpalljes së vendimit, si pasojë e deklarimit të Bankës Qendrore Evropiane se nuk do të ndërhyjë fuqishëm, ndërkohë që lajmërimi për mos arritjen e marrëveshjes u dha një tjetër goditje atyre./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-09 08:51
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›