Socialistët “kryqëzojnë” Daul për deklaratat kundër Ramës

Deputetë të Partisë Socialiste dhe simpatizantë të saj, kanë dërguar mesazhe të shumta kundër kreut të Grupimit të Partive Popullore Evropiane, Jozef Daul, mbi reagimet e këtij të fundit për kreun e opozitës në Shqipëri, duke e konsideruar si “pak të sëmurë mendor”.
Ai reagoi për ngjarjen e 21 janarit në Tiranë, ku mbështeti kryeministrin Sali Berisha, sipas të cilit kishte penguar gjakderdhjen e mëtejshme.
“Tregoi Joseph Daul se ç’është 21 janari! Tregoi se si u vranë Ziveri, Hakurani, Faiku dhe Aleksi! Kërkoi një shpjegim Jozef Daul, publik po aq sa avokatia e tij për Kryeministrin tonë gjakatar! Kujtoji se duhet të kërkojë ndjesë publike për deklaratat e tij tejet fyese për çdo shqiptar (përveç mikut të tij gjakatar)”, shkruan deputeti socialist, Erion Braçe, në profilin e Facebook-ut të Daul, teksa ka ftuar edhe të tjerë të bëjnë një gjë të tillë.
Daul ka reaguar me qytetari, duke theksuar se mbështet integrimin dhe demokracinë në Shqipëri, pavarësisht se mund të mos jenë dakord me të. “Shumë prej jush nuk janë dakord me qëndrimet e mia për Shqipërinë, por unë mbështes gjithmonë aspiratat integruese evropiane”, ka deklaruar Daul. “Nuk doja të fyeja askënd. Nuk i mbështes aktet kriminale, mbroj vetëm vlerat demokratike dhe integrimin e Shqipërisë”, shkruan ai më tej. /S.Ll/Start/
2011-12-09 09:44