Nepravishta shpërthen ndaj CEZ: Ja abuzimet e çekëve

Ka shfrytëzuar monentin e deklaratës së dorëheqjes si kreu i ERE-s, që Bujar Nepravishta të shpërthente në akuza ndaj CEZ.
Duke deklaruar se kërkesa për rritje të çmimit të enegjisë synonte favorizimin e kësaj kompanie, Nepravishta ka deklaruar se ERE ka gjobitur kompaninë CEZ për faturime të parregullta. Nisur nga një sërë problemesh të CEZ, ERE ka këruar nga Kuvendi që penalitetet ndaj tij të arrijnë deri në 10 milionë euro.
Ndërkohë në konferencën për shtyp, Nepravishta ka sqaruar se i ka paraqitur kërkesën për dorëheqje kryetares së Parlamentit Topalli më 10 shkurt pasi "Kuvendi është i vetmi vetmi institucion që e emëron dhe e shkarkon nga detyra”.
Ai mohoi që largimi i tij nga detyra të jetë motivuar nga probleme që mund të kishin lindur me mosndryshimin e tarifave në fund të 2010-ës.
Sipas tij kërkesa për rritjen e çmimeve ishte bërë në dhjetor, ndërsa ai kishte kërkuar dorëheqjen në shkurt, dmth dy muaj më vonë.
Bujar Nepravishta ka mbajtur detyrën e kryetarit të Entit Rregullator të Energjisë prej më shumë se 6 vitesh.