Kamerun në Islamabad për të sqaruar "keqkuptimet"

Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun ka filluar vizitën një ditore në Islamabad, kur pritet një fillim i ri në raportet me Pakistanin.
Kamerun po qëndron në Islamabad nëntë muaj pas vizitës në Indi ku deklaroi se elementë në Pakistan po eksportojnë terrorin. Deklarata shkaktoi debate dhe tension në raportet mes dy vendeve.
Kryeministri britanik ka theksuar se vizita e tij në Pakistan do të ndihmojë në sqarimin e keqkuptimeve.
Kamerun i cili bëri komente kontroversiale në indi në korrik të 2010, do të takohet me presidentin pakistanez Asif Ali Zardari dhe kryeministrin Jusuf Raza Gilani në Islamabad, duke kërkuar të përmirësojë bashkëpunimin në operacionet kundër terrorizmit.
Pakistani, aleati i SHBA-së, është parë si një vend ky në çdo lloj negociate për ti dhënë fund luftës së gjatë prej një dekade në Afganistan, për shkak të influencës që ka tek talebanët.