E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli, fton për vizitë prokurorin e OKB-së

Ministri i Brendshëm i Izraelit, Eli Yishai, ftoi prokurorin e OKB-së të krimeve kundër njerëzimit, Richard Goldstone, që të vizitojë Izraelin.
Lëvizja vjen pasi Goldstone tërhoqi disa prova të rëndësishme nga raportimi i OKB-së, i cili akuzonte Tel Avivin se shënjestroi civilët gjatë ofensivës 22-ditore në Rripin e Gazës dy vjet më parë.

Juristi afrikano-jugor, me gjak hebre, është kritikikuar gjatë për këtë vendim, por Yishai u shpreh i kënaqur për modifikimin që iu bë raportit dhe e ftoi që të vizionte vendin e tij të origjinës.

Mësohet se Goldstone i është ofruar që të bëjë një tur në vendbanimet e ngritura izraelite pranë kufirit me Palestinën, të cilat i kanë rezistuar dekadave të sulmeve me raketa nga ana e militantëve islamikë.

Në raportin fillestar të publikuar prej OKB-së shkruhej se ekzistojnë prova se si Izraeli, ashtu edhe Hamasi, janë bërë autorë të krimeve të luftës gjatë konfliktit të ndodhur.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›