Palestinë, një i vrarë nga një sulm i Izraelit

Një palestinez mbeti i vrarë sot në veriun e Rripit të Gazës, pasi forcat e ushtrisë izraelite kryen një bombardim të ri në zonë.
”Një palestinez u vra nga një predhë tanku pranë Erezit”, deklaroi Adham Abu Selmiya për agjensinë e lajmeve “France 24”.
Sipas dëshmitarëve, forcat izraelite qëlluan edhe ndaj dy personave të tjerë në zonë, por pa i vrarë dot.
Lajmi shënon një përshkallëzim të tensionit në këtë zonë delikate, vetëm një ditë pasi një proces gjyqësor nisi në Izrael ndaj një inxhinjeri palestinez, i akuzuar se projektonte raketat me të cilat Hamasi godet territorin hebre.