Kamerun takohet me Putin, pikëpamje të ndryshme për Sirinë

Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, dhe presidenti i Rusisë,Vladimir Putin, kanë biseduar sot në Londër për situatën në Siri.
Britania dhe Rusia kanë dallime lidhur me qasjen për gjetjen e zgjidhjes për përfundimin e dhunës në Siri.
Pas takimit, zoti Kamerun ka deklaruar se të dy palët ende kanë dallime se si më së miri të gjendet zgjidhje për luftimet në këtë vend.
Ai theksoi se “ishin disa dallime” por të dy qeveritë dëshirojnë ta shohin përfundimin e gjakderdhjes, që sipas të dhënave të aktivistëve, ka shkaktuar vrasjen e më shumë se 18 mijë njerëzve.
Putin tha se “ne jemi pajtuar për të bashkëpunuar në gjetjen e zgjidhjeve” për çështjen e Sirisë.