Topi lider partie? Ish-presidenti takim me FRD-në

Ish Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi është takuar sot me grupin nismëtar të Frymës së Re Demokratike. Takimi po zhvillohet në hotel Tirana ku ish-predenti pritet të sqarojë edhe rolin e tij në këtë parti që do të konkurojë për herë të parë në zgjedhjet e 2013-ës.
Ky takim vjen me ftesë të vetë grupit nismëtar te FRD-së, vendim ky që doli nga mbledhja e djeshme e grupit nismëtar të kësaj partie.
Ky takim ishte paralajmëruar dy ditë më parë për “Ora News” nga anëtari i grupit nismëtar të FRD, Aleksandër Biberaj, i cili shprehu dhe bindjen se FRD do të jetë forcë e parë në zjedhjet e ardhshme, ndërsa përjashtoi çdo mundësi koalicioni qoftë me PS-në ashtu dhe me PD-në.