E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kamëz – Shpërthim me tritol në një biznes, vetëm dëme materiale

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në ambientet e jashtme të një biznesi në Kamëz. Ngjarja u regjistrua rreth orës 02:20 të mëngjesit, në bulevardin “Nënë Tereza”, në një biznes në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, në ambientet e jashtme të biznesit në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›